Informacion rreth Liqenit të Zi Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Eshtë liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastët dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mimeralizim të lartë, dhe PH 7.5 - 8.39. Në burim nga 1 - 15 gusht, njerzit bëjnë deri në 5 banjo, nga 1 në çdo ditë, pë t'u kuruar nga sëmundjet e reumatizmës. Na Gjeni TravelGramsh ne: | Udhëtim në Liqenin e Zi Nga Gramshi shkohet me autobus deri në Lenie bileta kushton 300 lekë, nisja para spitali. Nisja nga Gramshi në orën 13 00 dhe nga Lenia për në Gramsh në orën 06 30. Nga Lenia duhet të udhëtohet në këmbë rreth 2 orë. Me foristradë, nisja para spitalit dhe kushton 7000 lekë Akomodimi Hotel "Tomorri", Gramsh Kamping në Liqenin e Zi Email: |