Informacion rreth Ujëvarës

Ujëvara e Sotirës. Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujvarë.

Në pjesën e sipërme të ujëvarës ndodhet dhe një fushë e përshtatshme për të vendosur kampingun (çadra).

Foto dhe Video

fsdfsadfasdfs


Na Gjeni TravelGramsh ne: 
Twitter
Blogger
Udhëtim në Ujëvarën e Sotirës

Nga Gramshi: Për të mbrritur në Ujëvarën e Sotirës nevojitet të marrësh autobusin e Kushovës (pranë xhamisë) ose një makinë foristradë para spitalit të qytetit, e cila të çon shumë pranë ujvarës.

Autobuzi niset në orën 06 00 në mëngjes dhe 13 00 mbasdite. Çmimi i biletës është 1 500 lekë.
Kthimi nga Kushova:
Nisja nga qendra e fshatit në orën 07 00 në mëngjes dhe në orën 15 00 mbasdite.


Akomodim

Hotel "Tomorri" Gramsh
Kamping pranë ujvarës.