Informacion rreth Kalasë së Irmajit Ndodhet rreth 17 km nga Gramshi, pranë fshatit Tunjë e Lubinjë, në majën e një kodre 980 m mbi nivelin e detit. Kala e njohur edhe me emrin "Kalaja e Kodrionit". Eshtë vendbanim i hershëm ilir, rreth 2400 vjeçar, që vërtetohet nga zbulimet arkeologjike dhe gjetjet e ndryshme rreth saj. Mbetjet e kalasë, përfaqsohen nga një mur guri reth 25 m linear në formën e shkronjës L. pozicioni dominues, vend nga ku mund të sodisësh të gjithë zonën e Gramshit, një pjesë të Lushnjës, Beratit e deri në det, pylli i lisit dhe qetësia e natyrës e bën atë një vend shumë tërheqës. Na Gjeni TravelGramsh ne: | Udhëtim në Kalanë e Irmajit Me autobus deri në "Qafën e Shëmtithit". Nisja pranë xhamisë, në mëngjes në orën 06.00 dhe mbasdite në orën 13.00. Kthimi nga Tunja
në mëngjes në orën 07.00 dhe mbasdite në orën 14.00. Bileta kushton 100 lekë. Më pas rreth 4 km në këmbë (1 orë rrugë). Me foristradë. Nisja para spitalit. Bileta kushton 2 000 lekë. Akomodim Hotel "Tomorri", Gramsh. Email: |