Informacion rreth Kanionit të Holtës Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Eshtë 3 km i gjatë, 350 m i lartë dhe në dalje gryka ngushtohet deri në 10 m. Në shpatet e kanionit ndodhen shumë shpella karstike të paeksploruara të përshtatshme për eksploues aventurier. Pranë Kanionit ndodhen shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike, stalaktite e stalagmite me bukuri të rrallë. Gjeni TravelGramsh ne: | Udhëtim në Kanionin e Holtës Nga Gramshi: Shkohet me makinë fuoristradë 3 500 lekë (1 - 5 vetë). Me autobuzat drejt Elbasanit shkohet deri në fshatin Drizë e më pas afërsisht 2 orë në këmbë (8 km), bileta 50 lekë Akomodim Hotel "Tomorri", Gramsh Email: |